BE hap rrugën për tregtinë me SHBA/ Parlament Evropian miraton heqjen e tarifave për produktet amerikane

Komisioni për Tregtinë Ndërkombëtare i Parlamentit Evropian miratoi heqjen e tarifave për produktet amerikane, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt marrëveshjes tregtare BE-SHBA.

Me 29 vota pro, 9 kundër dhe 1 abstenim, eurodeputetët ranë dakord që tarifat të hiqen, por vendosën disa kushte për të garantuar zbatimin e drejtë të marrëveshjes.

Masa përfshin klauzolën e pezullimit: nëse SHBA vendos tarifa ndaj BE-së ose shteteve anëtare, preferencat tarifore për produktet amerikane do të ndalohen menjëherë.

Një tjetër kusht është klauzola e skadencës, sipas së cilës ulja e tarifave për produktet amerikane do të hyjë në fuqi vetëm kur SHBA zbatojnë angazhimet e marra.

Eurodeputetët gjithashtu vendosën rregulla për produktet që përmbajnë çelik dhe alumin, duke ulur tarifat për produktet me më pak se 50% çelik ose alumin nga 50% në 15%.

Ambasadori amerikan në BE, Andrew Puzder, reagoi duke thënë se votimi forcon marrëdhënien tregtare dhe investuese ndërmjet BE-së dhe SHBA-së.

Ky vendim pritet të konfirmohet nga seanca plenare e Parlamentit Evropian më 26 mars, përpara fillimit të negociatave për formën përfundimtare të marrëveshjes.