Pas vr*sjes së Khameneit/ Netanyahu: Konflikti vazhdon pa kufij kohorë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë pretendimet se Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në luftën në Lindjen e Mesme për shkak të Izraelit.
Ai u shpreh se askush nuk mund t’i diktojë vendime Presidentit amerikan Donald Trump, duke lënë të kuptohet se veprimet e SHBA-së janë të pavarura.
Netanyahu u shpreh gjithashtu se Izraeli është në një pozicion më të fortë se më parë, ndërsa sipas tij Irani ndodhet në një situatë më të dobët.
Për kohëzgjatjen e konfliktit, ai tha se lufta do të vazhdojë aq sa të jetë e nevojshme.
Përplasja nisi më 28 shkurt, kur SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën një sulm të përbashkët ndaj Iranit, ku mbeti i vrarë udhëheqësi suprem Ali Khamenei.
Ngjarjet erdhën pas negociatave për programin bërthamor iranian, ndërsa nga ana e tij Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur që ndërhyrja amerikane të jetë diktuar nga Izraeli.

