RRITJA E ÇMIMIT TË NAFTËS/ Ekonomi: Ndikimi afatshkurtër i kësaj rritjeje mund të jetë pozitiv, qeveria në presion për të gjetur balancën
E ftuar në studion e Ora News ishte Milva Ekonomi, Sekretare e Programit në Partinë Socialiste, e cila foli për situatën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.
Sipas saj, në një kohë krize çdo propozim duhet parë me kujdes dhe të ketë bazë të qartë ekonomike. Ajo u ndal te nevoja për balancë mes ndërhyrjes së qeverisë dhe ruajtjes së stabilitetit.
“Çdo propozim është i mirëpritur kur bën një sens ekonomik dhe një sens zhvillimor. Në një situatë krize duhet të kemi parasysh qëndrueshmërinë ekonomike dhe përgjegjësinë për të mbrojtur qytetarët.”-tha ajo.
Ekonomi renditi tre elementë që duhen marrë në konsideratë në këtë situatë: stabiliteti ekonomik, mbrojtja e popullatës dhe ndikimi i masave në kohë. Ajo shpjegoi se efektet e rritjes së çmimeve nuk janë të njëjta në çdo periudhë.
“Ndikimi afatshkurtër i rritjes së çmimeve të naftës mund të jetë pozitiv, por në afatmesëm është negativ për ekonominë. Kjo e vendos qeverinë në një presion për të gjetur balancën.”-shtoi Ekonomi.
Sipas saj, sfida kryesore mbetet gjetja e një rruge që ndihmon qytetarët pa dëmtuar ekonominë në tërësi. Vendimet duhet të jenë të menduara dhe të mos krijojnë pasoja më të mëdha në të ardhmen.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:
