Rënie e emigracionit të paligjshëm/ Kumriaj: Shqiptarët po zgjedhin rrugët e ligjshme për punë në Europë
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ora News, avokati Saimir Kumriaj foli për trendin e emigracionit shqiptar dhe rënien e rasteve të largimeve të paligjshme, veçanërisht drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas tij, një nga arsyet kryesore është informimi më i plotë për rrugët ligjore të punës dhe azilit.
“Qytetarët shqiptarë po preferojnë të ndjekin rrugët e ligjshme për të punuar në Europë. Kjo ka sjellë një ulje të kërkesave për azil në Britani, ndërkohë që po shohim një rritje të emigracionit të ligjshëm në Francë dhe Gjermani,” tha Kumriaj.
Ai shtoi se mesazhi i ashpër politik nga autoritetet britanike ka ndikuar gjithashtu: emigrantët e rinj po e kuptojnë rëndësinë e udhëtimeve të rregullta dhe respektimit të ligjeve dhe rregulloreve të vendeve pritëse.
Rënia e emigracionit të paligjshëm tregon se shqiptarët po zgjedhin më shumë sigurinë ligjore dhe mundësitë e punësimit nëpërmjet procedurave të rregullta, duke shmangur rreziqet që lidhen me largimet jashtë sistemit ligjor.
Ndiqni intervistën e plotë:
