KUALIFIKIMI I MËSUESVE/ Avokati Gentian Serjani: Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit, i paligjshëm
Përfaqësuesit e sindikatave të arsimit kanë ngritur një padi pranë Gjykatës Administrative të Apelit kundër Ministrisë së Arsimit. Edhe pse kërkesa fillestare për pezullimin e udhëzimit të ri që prek kualifikimet e mësuesve u refuzua nga gjykata, beteja ligjore për shfuqizimin e tij në themel vazhdon.
Avokati Gentian Serjani i ftuar në studion e emisionit “Epiqendër” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, dha dhe tre argumentet e tij që rrëzojnë këtë iniciativë të Ministrisë së Arsimit.
“Së pari, udhëzimin ne konsiderojmë absolutisht të paligjshëm sepse tejkalon kompetencat e Ministrisë. Së dyti, krijon një trajtim të pabarabartë për mësuesit me të njëjtin arsimim. Së treti, cenon rëndë parimin e sigurisë juridike, pasi mësuesve që tashmë japin mësim nuk mund t'u thuhet papritur se nuk e gëzojnë më titullin “mësues””, u shpreh ndër të tjera avokati Gentian Serjani
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”
