Halilaj: Ne kemi orientuar mësuesit që të paraqiten dhe të marrin licencat sikur e përcakton ligji
Një situatë e paqartë dhe diskriminuese po mban peng një kategori të tërë mësuesish në sistemin arsimor shqiptar. Mësues me vite përvojë, të cilët kanë hyrë në sistemin arsimor para vitit 2011, sot e gjejnë veten të bllokuar profesionalisht për shkak të kërkesës për të marrë licencën përmes provimit të shtetit, një kusht që nuk ekzistonte kur ata u diplomuan dhe u punësuan.
Kreu i Sindikatës së Pavarur të Arsimit Isa Halilaj në studion e emisionit “Epiqendër” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, argumentoi se të gjithë mësuesit që kanë përfunduar studimet pas vitit 2011 duhet të paraqiten për të marrë licencën, duke iu referuar kërkesave ligjore.
Sipas këtij këndvështrimi, ata që kanë qenë jashtë sistemit arsimor duhet t'i nënshtrohen këtij procesi për të siguruar ligjshmërinë e emërimit të tyre.
“Ne kemi orientuar mësuesit ose anëtarët tanë që të paraqiten dhe të marrin licencat të gjithë ata që kanë përfunduar studimet pas vitit 2011, ashtu sikur e përcakton ligji.
Por ligjvënësit e kanë parë të arsyeshme që ata që janë jashtë sistemit arsimor duhet t'i nënshtrohen licencës, sepse kemi pasur raste për shembull kur dikush ka mbaruar studimet...
Ky është ligji i profesioneve të rregulluara. Ne, ne i kemi sugjeruar që të mos jetë i përvitshëm kjo problematikë, sepse problematika na ka dalë te kualifikimi dhe për ne të gjitha ato emërime janë të paligjshme”, u shpreh Halilaj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

