S*lme me dronë e raketa edhe gjatë natës në Gjirin Persik

Sulmet në vendet e Lindjes së Mesme kanë vazhduar edhe gjatë natës, pasi Irani kërcënoi se do të godiste rafineritë e naftës dhe gazit të lidhura me SHBA-në në Gjiri Persik, në përgjigje të një sulmi ndaj fushës së tij të gazit në South Pars.

Arabia Saudite raportoi numrin më të madh të incidenteve. Ministria saudite e Mbrojtjes bëri të ditur se ka rrëzuar 17 dronë dhe dy raketa balistike mbi kryeqytetin Riad dhe në rajonet lindore të vendit.

Ndërkohë, Katari njoftoi se kompleksi i tij energjetik Ras Laffan është goditur sërish në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar dëme materiale, por pa viktima.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, sistemet e mbrojtjes ajrore kanë kapur raketa balistike, ndërsa avionët luftarakë janë angazhuar për të rrëzuar dronë në ajër.

Bahreini lëshoi tre paralajmërime gjatë natës, duke u bërë thirrje qytetarëve të kërkojnë strehim, ndërsa ushtria e Kuvajti konfirmoi se po përballet me sulme armiqësore me raketa dhe dronë.