Poetika e shpirtit të Friedrich Eduard Eichens
Çdo lloj hiri është polen, petalet janë qielli.
Poezia është me njëmend reale, absolute.
Ja bërthama e filozofisë sime. Sa më poetike, aq më e vërtetë.
Përralla është e ngjashme me kanonin e poezisë.
Çdo gjë poetike duhet të jetë përrallore. Poeti i përkulet rastit.
Kur vdes shpirti, ai bëhet njeri. Kur vdes njeriu, ai shndërrohet në frymë. Vdekja e lirë e Frymës është vdekja e lirë e njeriut. Çfarë i korrespondon lartësisë së ekzistencës njerëzore?
Ekzistenca e demonëve apo gjenive, me të cilët trupi është ajo po ajo gjë çka rezulton për ne shpirti.
Lulja është simbol i misterit të frymës sonë.
Çfarë është më e madhe se jeta?
– Është shërbimi ndaj jetës, si shërbimi ndaj dritës.
Çfarëdo magjepsjeje, është eksitim artificial i çmendurisë.
Çfarëdo pasioni, është magjepsjeje.
Një vashë e bukur nga të gjitha pikëpamjet është një shumë më magjistare nga ç’e pandehim.
Ne jemi njëkohësisht brenda dhe jashtë natyrës.
E habitshme që sinteza absolute dhe e mrekullueshme është shpesh herë boshti i një përralle, ose qëllimi i saj.
Më e mrekullueshmja për mua është të shkoj me atë që më beson dhe më kupton.
Çdo fjalë është fjalë betimi. Cilin shpirt të thërrasë, e tillë është.
Qielli është shpirti i sistemit yjor, ndërsa sistemi, trupi i tij.
Përgatiti: Albert Vataj

