VIDEO/ Festa e Fiter Bajramit, kreu i KMSH uron besimtarët: Zoti e pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet tona
Pas një muaji agjërimi dhe lutjesh, besimtarët myslimanë do të festojnë më 20 mars Fitër Bajramin.
Kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Bujrar Spahiu ka uruar besimtarët me rastin e Fiter Bajramit.
“Me rastin e Fitër Bajramit ju përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë dhe mbarë shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë.
Uroj që kjo ditë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje, si dhe begati e mirësi në jetën tuaj.
Zoti e pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet tona përgjatë gjithë këtij muaji të bekuar!”, u shpreh ai.
PROGRAMI I PLOTË I FITËR BAJRAMIT:
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi DJE të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit do të falet në sheshin “Skënderbej”, më 20 mars ora 06:30.
Sipas Komunitetit Mysliman programi i plotë i Fitër Bajramit nis në orën 06:00 dhe përfundon në 06:35.
Hapja e programit nis me leximin e Kur’anit nga imami i xhamisë “Et’hem Beu”, Elton Karaj Më pas kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu do të përshëndesë besimtarët dhe nënkryetari i KMSH-së, Lauren Luli do të mbajë një ligjëratë.
Faljen e namazit të Bajramit do ta prijë kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, ndërsa Hutbeja e Bajramit do të mbahet nga Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja.
Komuniteti Mysliman fton të gjithë besimtarët që brenda mundësive të pajisen me sixhade për të qenë sa më komod gjatë ceremonisë së faljes.
PROGRAMI
06:00 – Hapja e programit
06:05 – Lexim Kur’ani nga imami i xhamisë “Et’hem Beu”, z. Elton Karaj
06:10 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:20 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli
06:30 – Falja e namazit të Bajramit, prin faljen kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:35 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja


