MUZEU I GRAVE NË TIRANË/ Ballauri: Ka fituar vëmendje ndërkombëtare, është përfshirë edhe në guida turistike
Në emisionin “Ora e Betit” ishte e ftuar Elsa Ballauri, aktiviste e njohur për të drejtat e grave dhe themeluese e Muzeut të Gruas në Tiranë, një nga atraksionet më të vizituara nga turistët e huaj në kryeqytet.
Elsa shpjegoi se muzeu ka fituar vëmendje ndërkombëtare dhe është përfshirë në guidat turistike më prestigjioze të Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Holandës.
Ajo tregoi se vizitorët e huaj, ndryshe nga ata vendas, planifikojnë vizitat paraprakisht dhe shkojnë me një ide të qartë për atë që duan të shohin, duke e bërë muzeun një “must-see” në Tiranë.
“Turistët e huaj zakonisht kërkojnë informacion përpara, shikojnë në Google ose marrin libra udhëtimesh, kështu që vijnë të përgatitur dhe e dinë çfarë duan të vizitojnë. Kjo kulturë planifikimi e bën muzeun tonë një ndalesë të detyrueshme në kryeqytet.”-tha ajo.
Muzeu i Gruas në Tiranë nuk është vetëm një vend për të njohur historinë e grave, por edhe një pikë referimi kulturore që tërheq vëmendjen e vizitorëve ndërkombëtarë.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT":
