VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (19 - 20 Mars 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Evropa Jugore paraqitet me reshje shiu, dëbore dhe erë të fortë; Lindja me reshje, ndërsa Qendra dhe Veriu me mot të qëndrueshëm.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja me vranësira dhe reshje në shumicën e vendit, rrebeshe në jug; përmirësim pasdite. Temperaturat luhaten në vlerat -1°C – 18°C. Era fryn deri 55 km/h, dallgëzim 3 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Evropa Veriore dhe Qendrore priten me kthjellime dhe vranësira pa reshje; reshje në Gadishullin Iberik dhe Egje; dëborë në Lindje.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja kryesisht pritet e kthjellët; pasditja me shtim vranësirash, pa reshje.
Temperaturat luhaten në vlerat -2°C – 19°C. Era fryn deri 45 km/h, dallgëzim 2 ballë.
