AKSIDENT FATAL NË AKSIN KORÇË-MALIQ/ Përplasen "kokë më kokë" dy makina, ndërron jetë ish-polici i burgjeve (EMRI)


Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë–Maliq, pranë fshatit Lumalas, ku janë përfshirë dy mjete.

Si pasojë, disa persona u lënduan, ndërsa drejtuesi i njërit prej mjeteve, 45-vjeçari Krenar Çekiçi, ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës.

Mësohet se Çekiçi ishte punonjës i policisë së burgjeve pranë IEVP Drenovë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja po hetohet nga autoritetet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.