VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (18-19 Mars 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Mesdheu, Ballkani dhe Italia Jugore paraqiten me reshje shiu e dëbore. Alpet dhe Gadishulli Skandinav me reshje të dendura, ndërsa Ishujt Britanikë, Evropa Qendrore dhe Iberiku me mot të kthjellët.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, vendi paraqitet me vranësira dhe reshje të pakta shiu, më të dukshme në jug; dëborë e lehtë në zona malore. Temperaturat luhaten nga 0°C – 16°C. Era fryn verilindore deri 45 km/h, dallgëzim 2–3 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Evropa Jugore dhe Juglindore priten me reshje shiu, dëbore dhe erë të fortë. Evropa Lindore me reshje, ndërsa Evropa Qendrore, gadishulli Skandinav dhe Ishujt Britanikë me mot të qëndrueshëm dhe kthjellime.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja pritet me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe rrebeshe në jug; përmirësim pasdite. Temperaturat luhaten nga -1°C – 18°C. Era fryn deri 55 km/h, dallgëzim 3–4 ballë.

