“E rregullojmë çeçenin”/ Dha 40 mijë euro për shtëpi, dy vjet nëpër gjyqe

Qytetarja Vojsava Oparaku pretendon se është mashtruar nga Fatmira Zgura, të cilës i ka dhënë 40 mijë euro për dy apartamente, që nuk i mori kurrë.

Me justifikime të vazhdueshme dhe premtime të pambajtura, ajo përfundoi pa shtëpi dhe pa para. Dy zonjat ishin të lidhura me miqësi, por prej dy vjetësh jo vetëm që është prishur miqësia, por edhe kanë kaluar në hallkat e drejtësisë.

QytetarjaPo vajti 2 vjet ky muhabet, moj Mira!

Zgura: Po ç’të thotë motra jote?!

QytetarjaNgelëm pa shtëpi. Mira, kupton, çfarë po bëj unë tani? Po shes frigoriferin, të paguaj qiranë.

ZguraPo tani, çfarë të të thotë Mira?!

QytetarjaPo si do t’ia bëjmë, o goce? Si do t’ia bëjmë?

ZguraNe jemi 6 veta, që merremi me këtë punë, se përditë po themi të njëjtat gjëra.

QytetarjaDy vjet më the: “Sava është ai kushëriri im, miku, çfarë e kishe, më jep lekët, t’ia jap atij dhe në mars e ke shtëpinë.” Urdhëro, kaloi marsi, kaloi shtatori, kaloi dhjetori. Qëndrova korrekte. Erdha, të dhashë paratë, sa më the. Mira, më the shtatorin, më the dhjetorin, më the janarin, më the gushtin, më the të tëra 2 vjet.

QytetarjaAi kushëriri jot, çfarë ishte ai? Ai, që i dhe lekët. Ça e ke, mik? Çfarë e ke?

Zgura: S’e kam kushëri, o derëbardhë. Unë ta kam shpjeguar atë, nëse e do nga e para, ta them nga e para. S’e kam kushëri unë personin. Personin e kanë njerëz të tjerë, që e njohin. Pronarin, të madhin.

QytetarjaTi, lekët, këtyre shoqeve, ua ke dhënë, apo atij?

ZguraKu e njoh atë unë, mi?

QytetarjaUa dhe këtyre shoqeve?

ZguraPo, moj motër! Ku e njoh unë burrin e botës!

QytetarjaDuhet ta kenë të afërm këta, çfarë duhet ta kenë?

ZguraKanë lidhje me shkresa, me dokumente. Nuk kanë lidhje me të tjera. Thuaji, që do ta ndihmojmë! Ne prapë jemi dhe një katërvjeçar tani.

Çështja kaloi në disa shkallë gjyqësore.

Fillimisht pafajësi, më pas dënim në Apel, ndërsa e akuzuara u largua drejt Italisë.

Ndërkohë, procesi vijon mes zvarritjesh dhe betejash ligjore, duke e lënë qytetaren prej vitesh në kërkim të drejtësisë, shtëpisë ose parave të saj./tvklan