Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2026, 13:31
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në aksin Korçë-Maliq.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas.
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa dyshohet se ka disa të lënduar.
Ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.
