Irani në panik/ Suedezi ekz*kutohet, qindra arrestime në Gjirin Persik!
Situata në Gjirin Persik po bëhet gjithnjë e më e tensionuar pas një vale arrestimesh dhe akuzash për spiunazh nga autoritetet iraniane.
Qeveria raporton mbi 500 persona të arrestuar që nga fillimi i konfliktit, ndërkohë që çdo lëvizje e dyshuar po ndiqet me kujdes brenda dhe jashtë vendit.
Ngjarja më e rëndë ka qenë varja e një shtetasi suedez, i cili u akuzua për mbështetje ndaj kundërshtarëve të regjimit.
Arrestime të shumta janë kryer edhe në Gjirin Persik, përfshirë turistë që filmonin me dron, të cilët janë akuzuar për “bashkëpunim me armikun”.
Shumë iranianë që jetojnë jashtë vendit, sidomos në Dubai, ndihen të izoluar dhe të frikësuar.
Babak, 42 vjeç, një banor persian në Dubai, tregon se ndihet i shqetësuar për familjen në Iran dhe për ambientin përreth tij, ku çdo hap mund të ndiqet dhe komunikimi me të afërmit është i vështirë.
Ngjarjet ngrenë shqetësime për sigurinë dhe lirinë e qytetarëve, ndërsa regjimi iranian shihet si i aftë për masa ekstreme për të kontrolluar çdo veprim të dyshuar.

