"Irani ishte në negociata me SHBA-në"/ Muçi: Dy ditë para shpërthimit të l*ftës, po diskutohej çështja e programit bërthamorë
Pjesë e panelit të sotëm në emisionin "Ora e Betit" ishte deputeti i "Lëvizjes Bashkë", Redi Muçi i cili ka komentuar zhvillimin e luftws midis Iranit dhe SHBA-së dhe se si politika kanë shtjelluar deri në situatën aktuale.
Muçi ka përmendur faktin se ish-presidenti amerikan Barack Obama ka pasur një marrëveshje, e cila ka pasur synim ndalimin e pasurimit të uraniumit drejt programit bërthamorë iranian.
Gjë që është zhbërë nga presidenti aktual Trump.
“Jo vetëm nafta por as fertilizuesi për ushqimet, çka do t’i rrisi shumë çmimet bazike ushqimore. E fundit gjë që dua të them është fakti që, vetëm dy ditë përpara se sa të ndodhte sulmi ndaj Iranit që vrau edhe liderin e tyre.
Shteti i Iranit ishte në negociata me SHBA-në, për çështjen e programit bërthamorë. Nuk duhet të harrojmë këtu që Irani kishte nënshkruar një marrëveshje me Obamën, për ta ndaluar pasurimin e uraniumit drejt programit bërthamorë.
Ishte Donald Trump-i i cili e zhbëri këtë marrëveshje. Dy ditë para sulmit ishin në negociata dhe nisi një luftë që shumëkush e konsideron ilegjitime.”- tha Muçi.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT":
