Bie konsumimi i ekst*zisë në Europë, rritet përdorimi i ...

Konsumi i MDMA-së (ecstasy) po bie në Europë, ndërsa përdorimi i ketaminës dhe kokainës po shënon rritje, sipas një studimi të kryer në bashkëpunim me Agjencinë Europiane për Droga (EUDA). Analiza u bazua në mostra të ujërave të zeza nga 115 qytete evropiane gjatë vitit 2025.

Studimi zbuloi se mbetjet e MDMA-së ranë rreth 16% krahasuar me vitin e kaluar, një rënie që mund të lidhet me uljen e përdorimit tek gjenerata e re. “Tek të rinjtë 15–24 vjeç, preferencat po shkojnë drejt ketaminës dhe katinoneve sintetike, dhe kjo mund të shpjegojë rënien e MDMA-së,” tha João Matias, analist shkencor në EUDA.

Nga ana tjetër, përdorimi i kokainës u rrit 22%, ndërsa niveli i ketaminës u rrit 41%, pjesërisht për shkak të rritjes së disponueshmërisë në tregun e paligjshëm dhe popullaritetit tek të rinjtë. “Ketamina është një nga drogërat më të preferuara nga të rinjtë, kryesisht për efektet që ofron,” shtoi Matias.

Bie konsumimi i ekst*zisë në Europë, rritet përdorimi i ...

Studimi gjithashtu tregoi dallime të mëdha gjeografike: nivelet më të larta të MDMA-së u regjistruan në Belgjikë, Spanjë dhe Holandë, ndërsa ketamina është më e përdorur në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë.

Kanabisi mbetet droga më e përhapur në Europë, me rreth 24 milion përdorues, ndërsa amfetamina dhe metamfetamina janë më të përhapura përkatësisht në Europën veriore dhe në Çeki e Sllovaki.

Analizat treguan gjithashtu se përdorimi i kokainës dhe MDMA-së rritet gjatë fundjavave, ndërsa përdorimi i kanabisit, amfetaminës dhe metamfetaminës mbetet më konstant gjatë javës.