IRANI GODET KATARIN/ Flakë gjigante përfshijnë impiantin kryesor të gazit në Ras Laffan
Një sulm i raportuar nga Irani ka shkaktuar zjarr të madh në impiantin kryesor të gazit në Katar, në zonën industriale të Ras Laffan.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Katarit, shërbimet e emergjencës kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa dëmet në infrastrukturë janë të konsiderueshme.
Ngjarja vjen në një moment tensioni të lartë në rajon, pasi Irani kishte paralajmëruar goditje ndaj objekteve energjetike në Gjirin Persik, si reagim ndaj sulmeve të mëparshme nga SHBA dhe Izraeli.
Më herët, impiantet e gazit në Ras Laffan ishin në proces evakuimi për shkak të rrezikut nga sulmet.
Ndërkohë, Katari ka ndërprerë prodhimin e gazit natyror të lëngshëm, çka mund të ndikojë në furnizimin global, pasi vendi mbulon një pjesë të madhe të tregut botëror të GNL-së.

