"SHBA-ja, jashtë rrezikut për konflikt të zgjatur në Iran"/ J.D. Vance: Trump s'është i interesuar të na fusi në atë moçal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2026, 18:39
Nuk ka rrezik që Shtetet e Bashkuara të përfshihen në një konflikt të zgjatur në Iran, tha zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance gjatë një fjalimi në Auburn Hills.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk është i interesuar të na fusë në atë moçal që kemi parë vitet e fundit. E njoh Trump dhe e di se me të nuk ka absolutisht asnjë rrezik", deklaroi Vance.
