A po ndryshon Gjykata e Lartë rregullat për zyrtarët e akuzuar? Ramaj: Sistem me standarde të dyfishta

Një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë, i paralajmëruar për datën 9 prill, pritet të ndryshojë kriteret për caktimin e masave të sigurisë, duke ndezur një debat të fortë publik mbi drejtësinë dhe fatin e dosjeve të profilit të lartë.

Në qendër të diskutimit qëndron dyshimi se ky ndryshim ligjor mund të favorizojë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë aktualisht nën hetim ose në arrest, duke zbutur masat ndaj tyre dhe duke hapur potencialisht rrugën për lirimin e tyre.

Avokati Redi Ramaj, i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” u shpreh se thelbi i çdo mase sigurimi duhet të jenë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, të sanksionuara në Kushtetutë.

Sipas tij, për 35 vite, gjyqtarët në Shqipëri shpesh kanë anashkaluar kriteret ligjore dhe Kodin e Procedurës Penale, duke u ndikuar nga interesa politike ose financiare.

Kjo ka çuar në një sistem me standarde të dyfishta: i ashpër dhe i pamëshirshëm për qytetarët e thjeshtë dhe fleksibël për të fuqishmit.

“Kanë parë disa kritere të tjera që kishin interesa ose politike, ose interesa të tjera financiare, ndaj individëve. Dhe kanë luajtur me këto lloj kushtesh. Kjo është, gjyqtarët e korruptuar, nuk duhet të shohin lajme shumë. Kjo duhet thënë... sepse kur fillon fushata... Do të më lejojë se e nisa pak me... Nëse te kriteri financiar e tha, kush jua ka ngrohur xhepin e kanë parë. Për të ashtu, apo jo? Kjo i bie direkt, ky është kriteri financiar se s'ka kriter tjetër. Po ka, ka një problem.

Në të gjithë këtë histori, në një moment kur është ngritur shumë herë zëri nga avokatët kryesisht, që këtu ka shkelje dhe liri... të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, politika nuk e ka, nuk i ka konsideruar asnjëherë. Dhe kur kanë vdekur njerëz, u përmendën emrat, është rasti i Zelos që unë e kam ndjekur, tragjik, në Lushnje, që një njeri i cili kurrë s'kishte pasur probleme në jetë, pikërisht për një faturë të cilën e kishte, nuk e kishte paguar dhe kishte, ja kishin ndërprerë dritat, se tha kryeministri para pak ditësh që s'ka, tha, vepra penale për mospagim faturave.

Ka kur t’i rilidh dritat, sepse ke nevojë për një poç atje te shtëpia dhe ti i kanë prerë njëherë se s'i ke paguar 30-40.000 lekë, se s'i ke pasur ose nuk e di çfarë problemi ke pasur. Dhe shkoi dhe u përball me zvarritje të pafundme, me arrest, me dy arreste në burg...”, tha Ramaj

NDIQNI EMISIONIN “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”