Drejtësia në udhëkryq, Dervishaj: Vendimi i 2011-ës po sfidon kodet e ndryshuara 40 herë. Ky hap i Gjykatës së Lartë, vendimtar
Sistemi i drejtësisë shqiptare ndodhet përballë një sfide thelbësore që buron nga vetë legjislacioni i tij: ndryshimet e vazhdueshme dhe shpeshherë të paqëndrueshme të kodeve kryesore penale.
Me rreth 40 ndërhyrje totale në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale, praktika gjyqësore është bërë jo-unike, duke krijuar hapësira për interpretime të ndryshme nga gjykatat e vendit.
Në këtë kontekst, Gjykata e Lartë ka marrë një nismë për të unifikuar qëndrimet, veçanërisht për një nga çështjet më delikate: caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Juristi Bledar Dervishi në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, u shpreh se legjislacioni penal në Shqipëri ka pësuar një numër rekord ndryshimesh që prej vitit 1995.
Ky hap i Gjykatës së Lartë konsiderohet nga Dervishaj si vendimtar për të sjellë siguri juridike dhe për të garantuar që masa më ekstreme e kufizimit të lirisë të mos përdoret në mënyrë abuzive, por vetëm kur është absolutisht e nevojshme dhe e argumentuar plotësisht. Vendimi i ardhshëm pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë penale, duke kërkuar të rivendosë ekuilibrin mes nevojës për siguri publike dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të individit.
“E ndoqëm edhe tek edhe në hyrjen e emisionit ku fokusohet te orientimi që në momentin që vjen ky ndryshim ose nismë për ndryshim nga Gjykata e Lartë, pra nga vetë gjyqësori, duket një pikëpyetje e madhe sepse është paralelizëm me ndryshimet ligjore që po bën mazhoranca në Kodin e Procedurës Penale për disa gjëra të tjera.
Fakti është që qysh në '95-ën të dy kodet dhe kolegu Beci i ka prekur dhe i ka zbatuar vetë edhe në, edhe në rolin e prokurorit edhe sot në atë të avokatit. Të dy kodet kanë pësuar ndryshime. Arnime, arnime të shumta, ndonjëherë 17 ndryshime më duket ka procedura penale, nja 12 Kodi Penal.
Sa herë ka pasur nisma politike drejt fenomeneve të shtuara shoqërore, apo të artikuluara se janë të shtuara, ka pasur edhe masa represive të ndëshkimit penal.
Për shembull, veprat që nuk janë për nga, për nga rrezikshmëria nuk janë të nivelit aq të lartë, janë vendosur marzhet e dënimit të larta. Çfarë ka krijuar kjo? Se nismë ligjore dhe vendimmarrje ligjore është ajo që bën Kuvendi i Shqipërisë, por jo e menduar mirë.
Çfarë ndodh në praktikë në terren? Se nuk është vetëm 5% SPAK-u ka të pandehurit. Pjesa tjetër është populli i gjerë që është kudo, në gjithë territorin. Dhe gjykata ka zbatim të ndryshëm pastaj të këtij kriterit. Kush është kriteri i rrezikshmërisë, i personit dhe i veprës? A ka rrezik të largohet apo jo? Edhe bëhet një lëmsh i cili gjyqtar e gjen veten në hapësira të ndryshme ligjore sipas ndërgjegjes së tij. Dhe ka investuar herë pas here Gjykatën e Lartë që të bëjë qëndrime...
Domethënë që kemi politikë penale të ndryshueshme, jo stabël. Dy herë u ndryshua në pandemi kot për... I fundit është 28 janar 2026.
Dhe në këtë logjikë, Gjykata e Lartë, ligjvënësi i ka lënë autorizim Gjykatës së Lartë në njëfarë mënyre, autorizim, në thonjëza do ta them, por që i ka lënë autorizim të nxjerrë praktika unifikuese kur këta shikojnë që gjykatat e niveleve të ndryshme kanë interpretime të ndryshme për të njëjtën normë dhe ka ndodhur kjo në vitin 2011. Por në të njëjtën kohë ka xhiruar edhe kuvendi, ka ndryshuar, e tha zoti Beci shumë mirë, në 2017-ën, edhe në 2021-shin e ka ndryshuar, por jo këtë dispozitë... Pjesa e masave është 2017-ës...
Ka ecur me vrap edhe praktika e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ka ecur, ka ecur goxha mirë. Ndërkohë që praktika e 2011-ës, të paktën sa i takon kriterit të rrezikshmërisë, po marrim këtë kriter të personit ose të veprës, çfarë na ndodh? E tha shumë bukur zoti Beci, masa arrest me burg caktohet kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme. Por që të arrish në konkluzion, duhet të arsyetosh që masat e tjera janë të papërshtatshme. Po këtë e kemi, kjo që them unë tashti, bie në kundërshtim me atë që ka thënë Gjykata e Lartë në 2011-ën, e cila thotë që kur ti cakton arrest me burg, nuk ka nevojë të arsyetosh për masat e tjera.
Kështu e thotë në 2011-ën. Pra do të thotë që norma me vendimin e gjykatës së 2011-ës na bie ndesh. Dhe këtu, zoti Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, e ka kapur mirë se është për t'u kapur”, u shpreh Dervishaj.
NDIQNI EMISIONIN “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

