VIDEO/ Shqipëria, destinacion ku çdo kilometër ka vlerë

Agjencia Kombëtare e Turizmit prezantoi sot konceptin “Short drives, big discoveries”, një mënyrë e re për të treguar se Shqipëria është një destinacion ku çdo kilometër ka vlerë.

Koncepti “Short drives, big discoveries” thekson se në Shqipëri, brenda pak orësh mund të kalosh nga brigjet me diell në qytete historike, nga peizazhe malore tek përvojat autentike të agroturizmit, një mozaik eksperiencash që ndërthuren natyrshëm.

“Distanca të shkurtra, por emocione të mëdha – sepse në Shqipëri, çdo udhëtim është një zbulim më vete”, thotë AKT, duke e ilustruar grafikisht me itinerare të shkurtra, ku për pak minuta apo kilometra mund të gjendesh nga bregdeti në një majë panoramike, apo nga metropoli në një sit arkeologjik.