"Kryengritje deri në përmbysjen e qeverisë"/ Berisha: Opozita është e vetmja shpresë, kërkohet angazhimi me të gjithë potencialet
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha bëri një thirrje të fortë për “kryengritje paqësore të shqiptarëve deri në përmbysjen” e kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe përqendrim të pushteteve në duart e një individi.
Berisha tha se Rama veproi nën presionin e aferave të tij korruptive dhe braktisi reformën në drejtësi, që më parë e paraqiste si të vetmen të tillë në botë.
Ai shtoi se parlamenti dhe sistemi i drejtësisë po asgjësohen për të mbajtur të gjitha pushtetet vetëm në duart e kryeministrit.
“Nuk kishte dyshime se Edi Rama do të vepronte ndryshe. Atij i ka ardhur thika në palcë për shkak të vjedhjeve të tij. Ai e dinte se Lubija ishte thjesht Dordoleci, noterja, sekretarja e vjedhjeve të tij për 25 vite. Kurse ai ishte autori.”-tha ai.
Berisha bëri thirrje që opozita të mobilizohet plotësisht dhe të angazhojë të gjithë qytetarët, deputetët dhe burimet e saj, duke nisur një dialog intensiv me zgjedhësit, përfshirë edhe ata që nuk e kanë votuar PD-në.
“Sot opozita është e vetmja shpresë dhe më shumë se kurrë kërkohet angazhimi me të gjithë potencialet, me të gjitha mundësitë, me të gjithë qytetarët, për të adresuar krizën aktuale.”- shtoi kryedemokrati.
Berisha u shpreh se çdo veprim që imiton Ramën nuk është zgjidhje, por uzurpim, dhe paralajmëroi se loja politike mund të jetë më afër mes palëve se sa duket.
Ndiqni mbledhjen e Grupit parlamentar të PD:

