Sherr me th*kë në Durrës/ Plagoset në këmbë i riu me mjet prerës, policia në kërkim të 35-vjeçarit

Sherr me th*kë në Durrës/ Plagoset në këmbë i riu
Një konflikt i ndodhur mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

I riu me inicialet R. K. është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal Durrës me plagë në këmbë të shkaktuar nga një mjet prerës dhe me disa dëmtime të tjera fizike pas një konflikti me një person tjetër.

Sipas informacioneve të para, 26-vjeçari është përfshirë në një sherr me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç.

Gjatë konfliktit, ky i fundit dyshohet se e ka goditur dhe e ka plagosur në këmbë me mjet prerës.

I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është vënë në kërkim të 35-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të rastit.