Digjet automjeti i parkuar gjatë natës në Prrenjas, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshe

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në Prrenjas.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të 14 marsit.

Sipas të dhënave paraprake, makina në pronësi të shtetasit me inicialet L. T. ka qenë e parkuar në momentin kur ka rënë zjarri.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Nga veprimet e para dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme, ndërsa policia po punon për të përcaktuar shkakun e plotë të zjarrit dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm në Elbasan për veprime të mëtejshme.