VJEDHJE NË SHKOLLËN "BESËLIDHJA"/ Zhduken kompjuterat nga ambientet e shkollës 9-vjeçare, autorët prekin dhe regjistrat

Një vjedhje ka ndodhur në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja” në Lezhë.

Persona të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë brenda dhe kanë marrë disa kompjutera.

Burime bëjnë me dije se autorët mund të kenë prekur edhe regjistrat e shkollës, gjë që mund të ndihmojë hetuesit për të kuptuar qëllimin e vjedhjes.

Ngjarja u zbulua pak më parë dhe po verifikohen kamerat e sigurisë për të identifikuar personat e përfshirë. Policia është njoftuar dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, shtetasja A. L., drejtoreshë e një shkolle 9 vjeçare në qytetin e Lezhës, ka njoftuar Policinë se në ambientet e brendshme të shkollës janë konstatuar 5 dyer të dëmtuara.

Sipas deklarimit paraprak, dyshohet se janë marrë disa dokumente, 1 kompjuter dhe pajisja DVR e kamerave të sigurisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.