VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (15 - 16 mars 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Britania e Madhe dhe brigjet veriperëndimore me vranësira dhe rrebeshe shiu. Ndërsa Gadishulli Skandinav dhe Evropa Lindore me intervale të gjata me diell. Pjesa tjetër e Evropës me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me diell; pasditja me vranësira dhe reshje lokale në lindje dhe zona të izoluara në qendër. Temperaturat luhaten nga 2°C – 24°C. Era fryn juglindore deri 50 km/h, dallgëzim 3 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Evropa Jugore dhe Lindore priten me kthjellime dhe vranësira të lehta. Vendet nordike dhe Evropa Qendrore me vranësira dhe reshje shiu, sidomos në pjesën e dytë të ditës.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja pritet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; pasditja me reshje të pakta ,kryesisht në juglindje.
Temperaturat luhaten nga 3°C – 25°C. Era fryn deri 50 km/h, dallgëzim 2–3 ballë.
