VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (14 - 15 mars 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Evropa Veriore dhe Qendrore paraqiten me vranësira, reshje shiu dhe stuhi ere. Ndërsa gadishulli Iberik, Apenin, Ballkani dhe brigjet e Turqisë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, vendi paraqitet me Kthjellime dhe vranësira; reshje të dobëta në veri dhe lindje, sidomos pasdite.
Temperaturat luhaten nga 3°C – 23°C. Era fryn jugore deri 45 km/h, dallgëzim 2–3 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Britania e Madhe dhe brigjet veriperëndimore priten me vranësira dhe rrebeshe shiu. Ndërsa Gadishulli Skandinav dhe Evropa Lindore me intervale të gjata me diell; pjesa tjetër e Evropës me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, në vend pritet paraditja me diell; pasditja me vranësira dhe reshje lokale në lindje dhe zona të izoluara në qendër. Temperaturat luhaten nga 2°C – 24°C. Era fryn juglindore deri 50 km/h, dallgëzim 3 ballë.

