Goditja e grupit kriminal të Inez Hajrullës, si kalonin paratë përmes sistemit “Hawala”

Grup kriminal i Inez Hajrullës, me bazë në Vlorë, i goditur nga SPAK pak ditë më parë, dyshohet se përdorte sistemin financiar informal “Hawala” për të transferuar paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale.

Sipas informacioneve në media, Prokuroria e Posaçme po gjurmon këtë mekanizëm pas të dhënave të siguruara nga komunikimet në aplikacionin e koduar Sky ECC, ku u zbardhën dhe dy vrasje.

Sipas raportimeve, hetuesit e konsiderojnë “Hawala”-n një sistem të sofistikuar transferimi parash, përmes të cilit realizoheshin pagesat për aktivitetin kriminal dhe financimi i blerjes së lëndëve narkotikeLatin America.

Në këtë mënyrë, shumat paguheshin në një shtet dhe tërhiqeshin në një tjetër, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ndërkohë, SPAK po heton edhe pasuritë e 8 personave ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa deri tani tre prej këtyre masave janë ekzekutuar.

Nga hetimet e deritanishme, prokuroria thotë se është bërë e mundur zbardhja e vrasjeve të Gentian Qarri dhe Bledar Birçaj, të ndodhura në vitin 2021 në Vlorë.

Sipas SPAK, anëtarët e këtij grupi dyshohen gjithashtu për përfshirje në katër tentativa për trafik ndërkombëtar droge, ku bëhet fjalë për mbi një ton kokainë dhe rreth 700 kilogramë kanabis.