8 Marsi shoqërohet me protesta/ Aktivistët 'vërshojnë' në marshim mes brohorimash dhe pankartash kundër dh*nës së gruas

Ndërsa disa të festonin dhe uronin, të tjerë vendosën që 8 marsin ta nderonin në origjininë e tij, duke protestuar.

Të mbledhur para Fakultetit të Arteve, aktivistët mblodhën duke mbajtur paralla dhe duke brohëritur thirrje kundër dhunës ndaj gruas.

Më pas vendin e kishte marrshimi në rrugët e Tiranës.

Me tambure dhe fraza, aktivistët e qytetarët përshkruan disa rrugë me banderolën “Revoltohu motër”.

Ndalesa fundore ishte kryeministria.

Luftojnë për dinjitet dhe të drejta.

Në këtë luftë për gratë, nuk do të dorëzohen.

Festimi dhe urimi i 8 Marsit vazhdon të shihet si një një traditë në vendin tonë, teksa kohët e fundit protestat dhe tubimet për të drejtave të grave, po bëhet gjithmonë e më të zakonshme.