VIDEO/ Investimi në vajza është çelësi për një shoqëri më të fortë
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, një kolazh mesazhesh frymëzuese nga nxënëse dhe profesioniste, duke theksuar rëndësinë e edukimit dhe investimit në vajza për zhvillimin e shoqërisë.
Mes të tjerave, Nosra Selishti, një nxënëse në klasën fillore në QKF “Kujtim Alija”, shprehet se “Jeta fillon nga unë, me një hap të vogël dhe një ëndërr të madhe”. Ndesa Nivis Selishta shtoi se, “Nga ky hap i vogël unë filloj të besoj tek vetja dhe zëri im”.
Studentet Enisa Mehmeti dhe Valentina Bregu theksojnë se vetëbesimi dhe dija janë çelësi për të ndërtuar të ardhmen. “Kur besoj tek vetja, guxoj të zgjedh rrugën time dhe të ndërtoj të ardhmen”, thotë Mehmeti, ndërsa Bregu shtoi se, “Dija më bën të lirë”.
Psikologia Megi Lazri nënvizon mundësitë e grave për të ndjekur profesionin që duan pa hequr dorë nga vetja, ndërsa mjekja Elio Harushaj thekson rëndësinë e dhënies së jetës dhe kujdesit për të tjerët.
Psikologia Albana Boriçi nënvizon mesazhin kryesor se “Investimi në edukimin e vajzave është investim më i mirë për një shoqëri më të fortë”. Për gazetaren Merita Çoba “këto histori tregojnë se nga çdo vajzë dhe grua nisë ndryshimi i ri. Nga çdo hap i vogël imd një botë e re”.
Përmes këtij kolazhi përcillet mesazhi që synon të motivojë të rinjtë dhe të theksojë se edukimi dhe fuqizimi i vajzave janë investimi më i rëndësishëm për një të ardhme të qëndrueshme dhe shoqëri të zhvilluar.

