VIDEO/ Kronika e rrallë e vitit 1961 për një nga nxënësit e shkollës së parë shqipe në Korçë

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit uroi sot fetën e mësuesit me një kronikë të rrallë nga Korça.

Në kronikën e realizuar në vitin 1961 prezantohet historia e një prej nxënësve të parë të shkollës së parë shqipe të hapur në Korçë, Thanas Viso Mborja.

“Për ne shqiptarët ishte një gëzim i madh kur u hap e para shkollë shqipe këtu në Korçë. Mësues në atë kohë ishin Pandeli Sotiri, Thanas Sina, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi etj”, tregon ish-nxënësi Mborja.

Më pas Thanas Viso Mborja u kthye si mësues në shkollën e parë shqipe që u hap në Korçë më 7 mars 1887.

AQSHF thekson se kjo kronikë u publikua sot për të nderuar dhe respektuar të gjithë mësuesit shqiptarë që shërbejnë në shkolla.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AQSHF (@arkiviqendrorshteterorifilmit)