Shembull i bashkëjetesës fetare: Kryegjyshata Bektashiane organizon iftar me përfaqësues të besimeve dhe politikës
Në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë u organizua një iftar me besimtarë dhe përfaqësues nga komunitete të ndryshme fetare, politika dhe jeta publike, në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Gjatë aktivitetit, Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Baba Mondi përcolli mesazhe për paqe, prosperitet dhe mbështetje mes njerëzve
Me rastin e muajit të shejtë të ramazanit, Kryegjyshata boterore Bektashiane hapi dyert dhe shtroi iftar
Tryeza bëri bashkë përfaqësues nga të gjitha besimet, si shenjë e bashkëjetesës fetare.
Nuk munguan personalitete, e ngarkuara me punë e SHBA në vendin tonë, anëtarë të kabinetit qeveritar apo edhe të opozitës.
Për njerëzit e medias si gjithmonë kishte vend.
Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, , bëri thirrje për paqe dhe solidaritet
Në muajin e sakrificës, theksoi është më e rëndësishme ajo që jep se sa ajo që merr.
Një moment që rikujtoi se vlerat shpirtërore mbeten themel për një shoqëri më të bashkuar.
