Gonzato: Komuniteti mysliman mbështetje procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato u takua sot me kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.

Në këtë takim që vjen gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit Gonzato shprehu mirënjohjen për mbështetjen e komunitetit mysliman ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gonzato vlerësoi rolin e rëndësishëm që komuniteti mysliman luan në ruajtjen e dialogut ndërfetar dhe bashkëjetesës paqësore ndërmjet besimeve.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian promovon dhe mbron lirinë e fesë ose të besimit për çdo individ, duke e konsideruar këtë pjesë thelbësore të përkushtimit ndaj të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor.

Ambasadori Gonzato shtoi se këto vlera reflektohen edhe në traditën e gjatë të bashkëjetesës fetare në Shqipëri, duke e cilësuar si një model të harmonisë ndërfetare.

Gonzato: Komuniteti mysliman mbështetje procesit të integrimit të