“Jo vetëm 8 Marsi”/ Albana Vokshi për ditën e grave: Gratë përbëjnë mbi 50% të shoqërisë, përfaqësimi politik duhet të rritet

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, deputetja e PD-së dhe zv.kryetarja e EPP Women, Albana Vokshi, u shpreh sot për rëndësinë e përfaqësimit të grave dhe vajzave në politikë dhe nevojën për të sfiduar “sistemin e dhunës” që sipas saj ka ndërtuar kryeministri Edi Rama.

Gjatë një aktiviteti në selinë blu, ku ishte pjesë dhe kreu Sali Berisha, Vokshi u bëri thirrje grave dhe vajzave të reagojnë kundër sistemit që sipas saj është “anti-grua” dhe theksoi dallimin mes PD-së dhe PS-së.

Vokshi: Të gjitha gratë duhet të refuzojnë që dita e tyre të jetë vetëm 8 marsi. Çdo ditë e vitit 365 ditë duhet të jenë dedikuar grave dhe vajzave. I nderuar Prof dr kreu i PD-së Sali Berisha ju falenderojmë jo vetëm për praninë por edhe për mbështetjen grave dhe vajzave gjatë rrugëtimit tuaj politik dhe profesional. Falë mbështetjes suaj që shumë zonja në PD apo kur kemi qenë në qeverisje falë mbështetjes suaj që ja dolëm që me ndryshimet e kodit elektoral të ruajmë 30%. A jemi të kënaqur me 30% kur me lëvizjet demografikë gratë përbëjnë më shumë se 50%? Sigurish që jo.

Ne si LDG do kërkojmë një përfaqësim të vajzave dhe grave., një përfaqësi më e madhe e grave në zgjedhjet e ardhshme lokale. 11 vite me radhës Edi Rama ngrit një sistem që përpiqet të zvogëlojë forcën e grave, tra bëjë fuqinë e grave të padukshme. Një sistem që dhunon gratë dhe vazhart. Ka vendosur gratë e tij të Rilindjes si fasadë. Gratë me integritet i ka mënjanuar. Ka promovuar figura pa zë që përfaqësojnë besnikërinë ndaj në njeriu deri në servilizëm ndaj Edi Ramës. Gratë dhe vajzat shqiptare janë shantazhuar nga patronazhistët në pushtet me kërcënime për largim nga puna, heqje e ndihmës ekonomike. Në bashkëpunim me krimin e organizuar i kanë kërcënuar me jetë. Të reagojmë nga sistemit anti grua që ka ngritur dhunuesi më i madh dhe nxitësi i dhunës Edi Ramës. Këtu qëndron dallim më i madh i PD dhe PS.

PS vjen nga një parti që i ka vrarë gratë, i ka dhunuar i ka internuar. Ky është ndryshimi i madh mes PD dhe PS. Jemi sot këtu zoti Berisha për t’ju thënë një gjë shumë të qartë, nëse na fyejmë ne grave do qëndrojmë me shumë dinjitet. Nëse na sulmojnë institucionalisht nuk do heshtemi do protestojmë. Do ngrihemi edhe më të forta. Janë potenciali më i madh i PD. ndryshimi vjen nga gratë, fitorja vjen nga gratë. Nëse jo ne gratë atëherë kush. Nëse jo tani, kur? Të ngrihemi së bashku jo vetëm në një ditë por në 365 ditë dhe do e bëjmë PD forcë fituese dhe zotin Sali Berisha kryeministër. Më 12 mars të çlirojmë parlamentin dhe Shqipërinë.