POLITIKA URON 8 MARSIN / Berisha kërkon barazi gjinore dhe akuzon qeverinë për situatën e grave në vend

Dita Ndërkombëtare e Gruas bashkoi politikën shqiptare në mesazhe urimi dhe reflektimi për rolin e grave në shoqëri. Presidenti, drejtues të institucioneve dhe liderë politikë vlerësuan kontributin e grave në familje, shoqëri dhe zhvillimin e vendit. Krahas mesazheve simbolike, nuk munguan edhe deklaratat politike dhe akuzat mes palëve.

Dita Ndërkombëtare e Gruas bëri bashkë politikën në solidarizim dhe mbështetje për figurën e saj.

Presidenti Bajram Begaj, në një postim në rrjetet sociale duke teksa shpreh urimin e tij, thekson se janë grate ato që mbajnë gjallë shpirtin e familjes e të Kombit.

Begaj: Me forcën, sakrificat dhe dashurinë tuaj, ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit. Respekt dhe mirënjohje për çdo nënë, motër dhe bijë që e bën Shqipërinë më të mirë çdo ditë.

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi i konsideroi grate si faktron stabiliteti.

Peleshi: Mirënjohje dhe respekt për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare për kontributin, forcën dhe përkushtimin e tyre, si një faktor progresi në familje, në shoqëri dhe në zhvillimin e vendit.

Një hapësirë i kushtoi kësaj dite të shënuar, edhe numri një I qeverisë, në rubrikën ‘Shënimet e Javës’.

Rama: Kudo një vlerë e shtuar, kudo një forcë e pazëvendësueshme.

Numri një i qeverisë theksoi përfaqësimin gjithnjë e më shumë të grave në qeverisje.

Rama: Jam shumë krenar të them se sot kemi gjithnjë e më shumë gra që udhëheqin, që drejtojnë, ndërtojnë, krijojnë dhe që kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e vendit tonë. Ato janë në parlament, ato janë qeveri, ato janë në të gjithë zinxhirin e institucioneve, ato janë në sipërmarrje, ato janë në shkolla, në universitete, ato janë në teatro, në hapësirat e jetës artistike, ato janë në sport, ato janë kudo.

Kryedemokrati Sali Berisha mori pjesë në një organizim të Lidhjes Demokratike të Gruas Demokrate, ku teksa I uroi në ditën në nder të tyre theksoi rëndësinë e barazisë mes burrit e gruas.

Berisha: Pa vendosur barazinë midis burrit dhe gruas, vëllait dhe motrës, nënës dhe babait, shoqëria s'mund të jetë kurrë një shoqëri e drejtë…

U ndal edhe tek akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Berisha: Numri i grave që vriten barbarisht nga mizorë, nga njerëz mizorë, është dy herë më i lartë sesa të gjithë Europën marrë së bashku. Sepse ky është regjimi i mizogjenisë.

Riktheu në vëmendje përplasjen në parlament dhe gjuhën e përdorur nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla, ndaj Albana Vokshit.

Berisha: U agresua në atë mënyrë në parlament vetëm e vetëm se ka përfaqësuar me dinjitet ju.

Një urim përmes rrjeteve sociale kishte edhe Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Metas i cila shkroi se 8 Marsi është një moment për të vlerësuar jo vetëm arritjet e grave, por edhe dashurinë e tyre të pakushtëzuar për familjen, për atdheun dhe shoqërinë.