KONFLIKTI IZRAEL-IRAN PREK TURIZMIN/ Operatorët turistikë raportojnë anulime të shumta rezervimesh

Përshkallëzimi i konfliktit mes Izraeli dhe Irani ka nisur të ndikojë edhe në tregun e turizmit. Sipas operatorit turistik Denis Dema, janë regjistruar anulime të shumta fluturimesh nga Shqipëria drejt Dubai, Abu Dhabi dhe Jordania. Situata e paqëndrueshme dhe kaosi në aeroportet e Lindjes së Mesme kanë krijuar pasiguri për udhëtarët, ndërsa disa kompani ajrore kanë rritur edhe çmimet e biletave.

Përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit po reflektohet drejtpërdrejt edhe në tregun e turizmit, duke sjellë anulime rezervimesh dhe probleme në fluturimet drejt disa destinacioneve të Lindjes së Mesme.

Sipas operatorit turistik Denis Dema, janë regjistruar anulime të konsiderueshme në fluturimet që nisen nga Shqipëria drejt Dubai, Abu Dhabi dhe zonës së Jordania.

Ai thekson se nuk ka vetëm anulime nga Shqipëria drejt këtyre destinacioneve, por edhe anulime të udhëtarëve që vijnë nga këto vende drejt Shqipërisë

Sipas tij, kjo periudhë po shfrytëzohet gjithashtu nga disa kompani ajrore për të rritur çmimet e biletave, duke përfituar nga situata

Megjithatë, ai njofton qytetarwt se se fluturimet drejt vendeve të Evropws  vijojnë normalisht.