PORTOFOLI I RISIGURUESVE TË SIGAL! CEO i SIGAL: Garanci, mbulime të larta dhe ekspertizë ndërkombëtare
Forca e një kompanie sigurimesh matet edhe nga risiguruesit ndërkombëtarë me të cilët punon.
Në terma të thjeshtë, risiguruesit janë liderët globalë që marrin në sigurim siguruesit rajonalë apo kombëtarë.
Të gjitha kompanitë risiguruese me të cilat bashkëpunon SIGAL janë liderët botërorë të industrisë.
AVNI PONARI: “SIGAL në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë i ka të risiguruara të gjitha portofolët e tij dhe të gjithë treguesit e tij duke garantuar vlerat, edhe të siguruara, edhe mbi 500 milionë euro. Por, jemi të gatshëm që të marrim edhe vlera që kalojnë miliarda shuma të siguruara.”
Në industrinë vendase të sigurimeve, marrëveshjet më prestigjioze dhe me mbulimet më maksimale i ka SIGAL Insurance Group.

AVNI PONARI: “Partnerët tanë janë partnerët e fuqishëm, partnerët më në zë në Evropë dhe në botë si SWISS Re, Hannover RE, Munich RE dhe kompani të tjera me emër, duke përfshirë edhe LLOYD’S”.
Nga perspektiva e klientit, risigurimi prestigjioz i kompanisë ku ai sigurohet nënkupton: garanci e plotë e përfitimit të pagesës, mbrojtje nga skenarët më ekstremë, stabilitet të kompanisë që po i blen policën siguruese, besueshmëri dhe reputacion të kësaj kompanie, mundësi mbulimi maksimal, produkte cilësore dhe të avancuara, menaxhim më të mirë të riskut, pagesa më të shpejta, siguri për mbulime jashtë Shqipërisë.

AVNI PONARI: “Ne jemi këtu për të garantuar çdo qytetar për çdo lloj sigurimi që ata duan dhe për çdo lloj risku që ata duan të shesin te ne. Riskun e cakton klienti. Ne e blejmë dhe e kompensojmë në rast dëmi financiarisht.”
Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, vetëm për të pasur risiguruesit më të mëdhenj të botës si garanci për portofolet e saj, SIGAL Insurance Group pagoi 16 milionë euro kontrata përgjatë vitit 2025, ndërsa në rajon pagoi rreth 50 milionë euro dëme, ose 1/6 e totalit.

