Kërkojnë asfaltimin e rrugës, banorët e Thumanës sërish në protestë, paralajmërohen kallëzime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2026, 11:41
Banorët e fshatrave të njësisë Thumanë protestuan sot për të katërtën herë radhazi pranë nënkalimit të autostradës Thumanë-Kashar.
Shkatërrimi i rrugës së Gramzës nga automjetet të cilat devijojnë këtë aks të autostradës, dhe mosinteresi i ARRSH dhe bashkisë Krujë në investimin e kësaj rruge prej rreth 500 metrash, detyron banorët e zonës të bllokojnë rrugën në shenjë proteste.
Për rreth një orë banorët qëndruan në rrugë, duke bllokuar qarkullimin, ndërsa apeluan institucioneve për investime në rrugët e dëmtuara të Krujës, një ndër zonat më me pak investime e lënë jashtë vëmendjes së qeverisë.
