“Daniel Shima ka zbuluar fakte tronditëse”/ Lala: Ambasada gjermane është interesuar për dosjen AKSHI
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me skandalin e dosjen së AKSHI-t duke e quajtur edhe si skandalin më të madh.
Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë”, gazetarja Lala tha se zhvillimi më i rëndësishëm ka qenë Daniel Shima, i cili tha se ka dhënë dëshmi të detajuar dhe ka treguar fakte tronditëse lidhur me rrëmbimin.
Po ashtu nënvizoi se për këtë çështje ambasada gjermane ka treguar interes të lartë, pasi sipas gazetares, ka dyshime se të bëjë me interesat e një shtetasi gjerman.
“Zhvillimi më i rëndësishëm ka qenë dëshmia e Daniel Shimës, ish-zv.drejtorit të AKSHI-t. Emri i tij është artikuluar për herë të parë gjatë një intervistë të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Daniel Shima ka dhënë dëshmi të detajuar dhe ka pranuar se është rrëmbyer, dhe ky është zhvillimi më i ri se si grupi kriminal drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri dyshohet se rrëmbenin rivalët e tyre dhe persona që i konsideronin pengesë.
Ai ka dhënë detaje të rëndësishme, tronditës, për mënyrën se ku është mbajtur, çfarë e detyrua të thoshte në komisariat, por edhe që çështja të pushohej. Ka një interesa nga ambasada gjermane për këtë çështje, dhe shpesh kanë ardhur në Prokurorinë e Posaçme dhe janë të interesuar drejtpërdrejtë për çështjen e AKSHI-n.
Kam përshtypjen se duhet të ketë diçka më të madhe se ajo që dimë, dhe fakti që insistojnë që të shkohet deri në fund, mendoj që lidhet me interesat e drejtpërdrejta të një shtetasi gjerman.
Do të duhet ta konfirmoj për të patur më shumë detaje. Por nga burime shumë të rezervuara, ka të bëjë cënimin drejtpërdrejtë të interesave të një shtetasi gjerman. Ai pretendon se ka qenë një person që ishte duke ushtruar aktivitet biznesi konform çdo ligji shqiptar, por nga ana tjetër ka hasur pengesa. Nuk mund të them më shumë.
Dhe tjetra ka të bëjë me hetimin e kompanive. Prokuroria po heton të gjitha transaksionet e kompanive që të bëjë edhe sekuestrimin e pasurisë së personave të dyshuar. Besoj që nuk do të jetë e largët dita që do të jetë në ngrirje të aseteve deri në përfundim të hetimit”, tha ajo.
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se ka një hetim pasuror ndaj Belinda Balluku dhe personave të bashkëlidhur me të.
E ndalur te seanca e 12 marsit, ajo se do të jetë vendimtare për faktin se është edhe afati i fundit, por edhe për arsyen se tashmë sipas kryeministri Edi Rama ka pasur një konflikt të fortë me drejtësinë por edhe me partnerë ndërkombëtarët.
“Ka një hetim pasuror ndaj zonjës Balluku dhe personave të bashkëlidhur me të. Sigurisht hetimi pasuror kërkon më shumë kohë dhe një thellim të Prokurorëve të Posaçëm në mënyrën se si e shtrojnë. Janë kërkuar të dhëna pranë disa kompanive të rëndësishme që kanë dyshime që zonja Balluku mund të ketë pasur interesa.
Këto janë vetëm dyshime. Po ashtu është kërkuar informacion në banka të nivelit të dytë. Është kërkuar informacion për të gjitha lëvizjet e zonjës Balluku, brenda dhe jashtë vendit. Janë duke u pyetur persona të rrethi familjar dhe të besuar të saj.
Por kur shkon te hetimi pasuror, është mënyra e vetme ku politikanët nuk e kalojnë klasë. Fokusi tani është te Kuvendi. Por përpara se të shkohet te Kuvendit do ketë një seancë formale në Gjykatën e Posacem të Apelit. Gjykata e Posacme e Apelit pasi shqyrtoi ankimimin e zonjës Balluku la në fuqi masën sigurisë për të ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezulloi atë pjesë që kishte të bënte me pezullim të nga ushtrimi i funksioneve. Them se është seancë formale. Ndërsa data 12 do jetë vendimtare, e para sepse është data e fundit e afat që ka Kuvendit. Pra nëse nuk miratohet brenda asaj dite bie kërkesa në harresë. Po ashtu dihet edhe konflikti i fortë mes zotit Rama dhe institucioneve të drejtësisë por edhe partnerëve ndërkombëtare nga ana tjetër”, tha ajo për News24.


