PAMJET NGA RRETHIMI VLORËS/ SPAK godet grupin e Inez Hajrullës. Zbardhet vr*sja e Gentian Qarrit 5 vite më parë
Pamjet që shikoni në videon e mësiperme janë nga operacioni që po zhvillohet prej orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës, ku forcat RENEA kanë blinduar zonën e Ujit të Ftohtë.
Siç shihet edhe nga pamjet, policë të shumtë janë pozicionuar në zona të ndryshme të Ujit të Ftohtë, ndërsa janë kryer kontrolle në disa banesa.
Sipas informacioneve në media ky operacion vjen pasi SPAK ka firmosur 7 urdhër arreste, mes të cilëve edhe për Flodian Plakun dhe Ervis Matodoshaj. Po ashtu janë lëshuar urdhër arreste për Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrullah.
Burime bëjnë me dije se prej kohësh eksponentë të dyshuar kriminal janë mbajtur nën vëzhgim duke ndërhyrë këtë të shtunë për kapjen e tyre. Në kuadër të operacionit është rrethuar një perimetër i gjerë i sigurisë ndërsa efektivët janë të maskuar dhe të armatosur.

Lidhur me operacionin janë angazhuar rreth 40 efektivë të forcave speciale dhe rreth 10 mjete, përfshirë edhe mjete të blinduara. Operacioni është monitoruar edhe nga ajri përmes përdorimit të një droni. Aksionit i është bashkuar edhe policia e Vlorës dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
VRASJA E QARRIT
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit, 5 vite më parë në Vlorë, dhe lëshon 7 urdhër arreste nga të cilat të paktën dy prej tyre janë ekzekutuar në burg pasi personat kanë qenë të arrestuar më herët.

Burime bëjnë me dije se janë lëshuar urdhër arreste për Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrulla, që disa vite më parë ishin në shënjestër të një atentati që dështoi pasi Amarildo Nikolli personi që do i vriste me porosi të Leonard Luzit u arrestua.
Gentian Qarri u vra mbrëmjen e 6 shkurtit 2021 ku autorët mbërritën me një automjet “Toyota Yaris”. Ndaj tij është qëlluar me 20 plumba 6 prej të cilëve në trup. Qarri, kishte 3 vite që ishte kthyer në Vlorë pasi ishte i dënuar në itali me 11 vite burgim për akuzën e trafikut të drogë.
Goditja e grupit të Inez Hajrullës nga SPAK erdhi pas hetimeve kryesisht mbi të dhënat e përftuara nga aplikacioni i koduar Sky Ecc. Ende operacioni është në vijim dhe nuk konfirmohet se sa masa janë ekzekutuar deri tani.
/Syri

