VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (6 - 7 mars 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Alpet dhe zonat përreth paraqiten me reshje shiu e dëbore, ndërsa gadishulli Iberik me shira intensivë dhe stuhi. Pjesa tjetër e Evropës me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta, sidomos në Apenin, Ballkan, ishujt Britanikë dhe brigjet e Egjeut e Detit të Zi.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, Moti paraqitet  kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta; pasditja sjell shtim vranësirash në zonat malore pa reshje. Temperaturat luhaten nga 2°C deri në 22°C. Era fryn  jugore mbi 30 km/h, me dallgëzim 1 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Evropa Jugperëndimore pritet me rrebeshe shiu dhe stuhi ere, ndërsa Alpet me reshje të pakta dëbore. Pjesa tjetër e kontinentit mbetet me mot të kthjellët dhe të ngrohtë, veçanërisht në Apenin, Ballkan dhe brigjet e Egjeut.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja pritet me mot të kthjellët dhe të ngrohtë, sidomos në bregdet. Pasditja sjell vranësira në jug me shira të dobët lokalë. Temperaturat luhaten nga 3°C në 23°C. Era fryn perëndimore e lehtë deri në 25 km/h, deti i qetë.