EMRAT/ Pl*gosja e 18-vjeçares te hoteli “Gjuta” në Sauk, arrestohen babai dhe kushëriri i të dashurit të saj

Policia e Tiranës ka arrestuar Saimir dhe Elvir Gjuta, pas ngjarjes së ndodhur më 14 shkurt 2026 në Sauk, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri.

Të arrestuarit janë babai dhe kushëriri i të dashurit të 18-vjeçares, Erisjaldo Gjuta, i cili mbante pistoletën që përdori vajza.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kapën shtetasit S. Gj. dhe E. Gj., të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim.

Pas konsultimit me Prokurorin, u vendos që të dy të hetohen në gjendje të lirë, ndërsa vijojnë procedurat e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.