EMRAT/ Vd*kja e 72-vjeçares në azilin e Gjirokastrës, procedohen drejtoresha, kujdestarja dhe infermieri

Policia ka nisur procedim penal ndaj tre punonjëseve të Shtëpisë së të Moshuarëve në qytetin e Gjirokastrës, pas vdekjes së 72-vjeçares Sheqere Zeko, e cila dyshohet se u rrëzua nga tarraca e institucionit pak ditë më parë.

Sipas policisë, janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, për Dorjana Demon, 50 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e Shtëpisë së të Moshuarëve, si dhe Dhurata Zholi, 52 vjeçe, kryekujdestare në këtë institucion.

Po ashtu ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit M. H., 37 vjeç, infiermer pranë këtij institucioni, pasi nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese që 72-vjeçarja kishte humbur jetën edhe pse kishte dijeni se për rastin kishin nisur hetimet.

Ngjarja ndodhi më 4 mars, kur 72-vjeçarja dyshohet se ka rënë nga tarraca e godinës ku ishte e sistemuar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.