Të dënuar për prodhim armësh, përndjekje e vjedhje, arrestohen 6 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona të shpallur në kërkim dhe të dënuar për vepra të ndryshme penale, si prodhim e shitje narkotikësh, prodhim armësh, përndjekje e vjedhje.

Sipas policisë, në kuadër të operacionit “Catch 6” janë arrestuar shtetasit:

     K. M., 32 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Atij i kishin mbetur për të vuajtur 1 vit, 9 muaj e 20 ditë burgim.

     M. N., 25 vjeç, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

     E. K., 24 vjeç, i dënuar me 10 muaj e 20 ditë burgim për veprën penale “Përndjekja”.

     L. H., 43 vjeç, i dënuar me 2 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë.

     Xh. A., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

     G. K., 22 vjeç, i kërkuar për veprat penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”. Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër për veprime të mëtejshme procedurale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.