"Kur fshini qyrret dënoheni me 30 ditë", Balla ironizon Gjekmarkajn pas fjalimit në Kuvend: Edhe opozita paska propozime për rregulloren
Një pjesë e fjalimit të deputetit të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvend është bërë objekt ironie nga deputeti, Taulant Balla.
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj u shpreh me tone ironike për ndryshimet në rregullore, duke thënë: “Kur fshihen qyrrat duhet të dënoheni me 30 ditë, kur teshtini 60 ditë. Të ngrihet një komision i virtytit kundër vesit”.
Këtë pjesë të fjalimit Balla e ka shpërndarë në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një koment ironik. Në një postim në Facebook ai shkruan: “Edhe opozita paska propozime për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit. Ky është një lajm i mirë”.
Reagimi i Ballës ka nxitur komente në rrjetet sociale, ndërsa debati për rregulloren dhe përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës vijojnë të shoqërojnë seancat parlamentare.
