ÇMIMI I MADH I AFRIKËS NË F1? Hamilton zbulon bisedimet: Nuk tërhiqem pa e fituar këtë trofe

Lewis Hamilton thotë se nuk dëshiron të tërhiqet nga Formula 1 pa garuar më parë në një Çmim të Madh në Afrikë, ndërsa konfirmon se po zhvillohen bisedime për zhvillimin e garave në këtë kontinent. Piloti i Ferrarit komentoi edhe gjendjen tek skuderia e kokëkuqes

Lewis Hamilton thotë se nuk dëshiron të tërhiqet nga Formula 1 pa garuar më parë në një Çmim të Madh në Afrikë.

“Nuk dua të tërhiqem nga garat pa e fituar një çmim të madh atje”, u shpreh piloti i Ferrarit.

7 herë kampioni i botës konfirmon se po planifikohen të zhvillohen gara zyrtare edhe në kontinentin e Afrikës.

“Janë duke u zhvilluar disa bisedime. Kështu, unë do të jem në këtë sport edhe për disa kohë, pasi jam gjysmë afrikan”, shton ai.

Ruanda dhe Afrika e Jugut po përfliten si vendet e mundshme, ndërsa Kyalami ka qenë vendi pritës i garave të shpejtësisë në të kaluarën.

“Është vendi më i bukur në botë”, theksoi ai.

Hamilton tha se është i shqetësuar për mënyrën se si shumë vende afrikane vazhdojnë të shfrytëzohen nga vendet më të pasura perëndimore, veçanërisht nga ato që kolonizuan kontinentin në shekujt XVIII dhe XIX.

“Nuk më pëlqen se si pjesa tjetër e botës e shfrytëzon kaq shumë dhe askush nuk flet për këtë gjë. Por ne e dimë që ka disa sfida të mëdha për të gjithë ne me rregullat dhe ndryshimet e reja”.

Para garës së parë të sezonit në Australi këtë fundjavë, Hamilton tha se e ka “rizbuluar” veten pas një sezoni të parë të vështirë me Ferrarin vitin e kaluar.