MEHMETI, LOJTARI MË I VLEFSHËM I KOMBËTARES/ Sulmuesi vlen 14 milionë euro, Asllani i dyti, Daku i treti

Anis Mehmeti ka marrë statusin e lojtarit më të vlefshëm në kombëtare. Sulmuesi po shkëlqen këtë sezon në Championship, teksa vlera e tij ka arritur në 14 milionë euro. I dyti është Asllani që vlen 13 milionë euro, ndjekur nga Daku dhe Broja me nga 10 milionë. I pesti në listë është Ernet Muçi, vlera e të cilit është rritur në 9 milionë në merkato

Anis Mehmeti po shkëlqen këtë sezon në ligën e parë angleze. Sulmuesi ka shënuar 11 gola dhe 8 asiste deri më tani. Pavarsisht ndryshimit të skuadrës, kjo gjë nuk ka ndikuar në formën e shqiptarit. Paraqitjet e mira, kanë reflektuar edhe vlerën e kartonit të tij në merkato. Sipas transfermarkt, që merret me statistikat e lojtarëve, e vlerëson shqiptarin 14 milionë euro. Me këtë shifër, Mehmeti i Ipsuich Toun, është bërë më i vlefshmi te Kombëtarja e Shqipërisë, duke kaluar edhe Kristjan Asllanin që vlen aktualisht 13 milionë euro.

Vlera e mesfushorit ka rënë, pasi kaloi një pjesë të parë të sezonit jo të mirë te Torino. Megjithatë, Asllani mbetet lojtari i dytë më i vlefshëm në kombëtare.

Mirlind Daku dhe Armando Broja ndajnë podiumin. Të dy sulmuesit vlejnë 10 milionë euro. Teksa Daku ka pësuar rritje, Broja ka pësuar një rënie të madhe në merkato. Sulmuesi arriti dy vite më parë vlerën prej afro 30 milionë euro, ndërsa tashmë ai vlen 3 herë më pak. Kjo për shkak të dëmtimeve të shumta që ai ka pësuar. As ndryshimi i skuadrës nuk ka dhënë ende efekt.

Ardian Ismajli dhe Medon Berisha vlejnë nga 6 milionë euro, ndërsa lista vijon me Mitajn, Gjimshitit dhe Uzunin që kushtojnë 5 milionë euro.

Julian SHehu vlerësohet 3.5 milionë euro, ndjekur nga Qazim Laci gjysmëmilioni më pak. Ndërkaq 4 futbollistë kanë të njëjtën vlerë në merkato. Strakosha, Manaj, Bajrami dhe Hoxha vlerësohen 2.5 milionë euro, ndërsa vlerën më të paktë në merkato e ka Naser Aliji me 350 mijë euro.