MUÇI “FENOMENAL” TE TRABZONSPOR/ Sulmuesi dha 2 asiste në fitoren 4 me 2 të Trabznospor ndaj Bashakshehir

Ernest Muçi vazhdon formën e jashtëzakonshme këtë sezon  me skuadrën e Trabzonsporit. Sulmuesi ishte përsëri protagonist në fitoren 4 me 2 ndaj Bashakshehir duke dhuruar 2 asiste.

Ernest Muçi nuk ka ndërmend të ndalet. Pas një paraqitje të shkëlqyer në fundjavën e shkuar, ku u zgjodh edhe në formacionin e javës, sulmuesi ishte sërish protagonist me ekipin e tij. Shqiptari dha dy asiste në fitoren 4 me 2 të Trabzonspoor ndaj Bashakshehir në kupën e turqisë.

Fillimisht Muçi dha një  krosim nga goditja e këndit, që u kthye në gol nga Augusto në minutën e 6-të.

Vendasit arritën të përmbysnin përkohësisht sfidën me golat e Kostës dhe Bërniç.

Nga këmbët  Muçit nisi edhe aksioni i golit të barazimit. Shqiptari shërbeu për Eskihellaç, i cili pas një aksioni mjaft të mirë personal shënoi një supergol.

Pas barazimit të sfidës, Trabzonspori mori zemër dhe arriti të përmbysë sërish sfidën. Skuadra e Muçit shënoi dy herë, 5 minuta para fundit të sfidës duke marrë fitoren e 3 në katër ndeshje të kupës. Fitorja e ngjit Trabzonsporin në kuotën e 9 pikëve, 3 më pak se Gallatasarai.

Pas kësaj paraqitje fantastike, Muçi u vlerësuar me notën 7.5, ndërsa rezervon sërish një vend për në formacionin e javës.  Forma e tij e mirë, mund të sjellë edhe një rikthimin në kombëtare. Trajneri Silvinjo do të shpallë së shpejti listën Anti-Poloni dhe më paraqitjet e sulmuesit, shanset që sulmuesi të jetë në listë janë të larta.

Gjatë këtij sezoni, Muci ka shënuar 13 gola, ndërsa ka dhuruar edhe 7 asiste. Shqiptari renditet i gjashti për gola të shënuar në kampionatin turk, teksa ka lënë pas edhe Viktor Osimen. Diferenca me yje të tjerë si Asencio apo Icardi është vetëm 3 gola, por me formën që po kalon, shanset që Muçi ti arrijnë janë të larta.